May 16, 2024
BallinaMaqedoni

Kushti për hyrje në Qeveri – flet Izet Mexhiti

“Njëra nga pikat e koalicionit është orientimi europian i qeverisë”, tha sot kandidati për deputet dhe bartësi në njësinë zgjedhore numër një nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, duke bërë me dije se ky koalicion mund të ketë kushte për hyrjen në Qeveri me VMRO-në, gjë që ditë më parë i pari i VMRO-së, tha se opozita shqiptare nuk ka kushte për hyrje në qeveri.

“Një nga pikat kryesore e VLEN-it është orientimi europian i qeverisë, prandaj nuk duhet me çdo kusht të jemi pjesë e një qeveri e cila nuk i ka të qarta qëndrimet europiane dhe strukturave euroatlantike”, tha Mexhiti./ Alsat.mk