Ivan Perishiç pritet të largohet nga Tottenhami në formë huazimi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Perishiç do të rikthehet në vendlindje, për tu bashkuar përsëri me klubin e tij të fëmijërisë. Mesfushori kroat është afër marrëveshjes me skuadrën e Hajduk Splitit.
Spurs janë të gatshëm të pranojnë një levizje të Perishiçit te klubi ku e nisi karrierën, edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare për seniorët.
Vetëm pesë paraqitje ka pasur këtë edicion me anglezët në kampionat, derisa ka bërë vetëm një asistim.