May 12, 2024
Kosovë

Rast i dhimbshëm: Ky është 19-vjeçari që vdiq, pasi ra nga skelet

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të hidhur që ka ndodhur në familjen Zogaj nga Malisheva, pasi më i dashuri i tyre ka humbur jetën tragjikisht në Prizren derisa ishte duke punuar në një objekt banesor që ishte duke u ndërtuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Klodian Zogaj.

Lajmi për vdekjen e të riut e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Policisë, 19-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar z. Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Bytyqi.