May 6, 2024
Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani falënderon Amerikën për lirimin e tre policëve

Gjykata e Serbisë në qytetin e Kralevës i ka liruar nga paraburgimi Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët kufitarë të Kosovës të kapur me 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Por, përkundër vendimit për ndërprerje të paraburgimit të caktuar për 30 ditë, Gjykata e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tyre, veçse ua ka mundësuar të kthehen në Kosovë dhe të mbrohen në liri.

Orban-vucic-policet
Kryeministri i Hungaris, Orban negocioi lirimin e policëve shqiptarë nga Serbia?
parking tetove
Tetovari sulmohet për shkak keqkuptimeve për parking
Sipas njoftimit të Gjykatës në Kralevë, ata akuzohen për “prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse”.

E njëjta gjykatë fillimisht mori vendim të mbahen për 30 ditë në paraburgim, por vetëm pak ditë më pas rrëzoi vendimin e parë, duke i liruar policët.

Kidnapimi i tyre, siç ka treguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndodhi me një akt agresioni nga shteti serb, të cilët, edhe sipas dëshmive të vetë policëve të rrëmbyer, u kapën derisa po drekonin në një pikë të vijës kufitare me Serbinë brenda territorit të Kosovës.

Në anën tjetër, Serbia ka versionin se ata u kapën meqë kishin kaluar brenda territorit të Serbisë.

Kurse KFOR-i, që është edhe përgjegjës për vijën kufitare mes dy shteteve, nuk ka dalur asnjëherë me një version se çfarë ka ndodhur.

Ata kanë refuzuar të prononcohen, duke u arsyetuar se akoma po mbledhin fakte.

Lirimin e policëve dhe atë të menjëhershëm, e kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe gjithë komuniteti perëndimor.

Pas lirimit ka reaguar kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar që Serbia të qortohet për agresionin e treguar ndaj Kosovës, duke i kaluar në territor dhe rrëmbyer policët.

Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkroi Kurti në Twitter.

Brenda linjës së njëjtë kanë qenë edhe ministrat e tij. Albulena Haxhiu e Drejtësisë dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme kërkuan po ashtu qortim e mbajtje përgjegjësi nga Serbia.

Lajmit për lirimin e tre policëve i kanë reaguar edhe liderët e opozitës në Kosovë.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kanë deklaruar se “tani është radha të shtensionohet situata në Veri”.

Për lirimin e tre policëve e shpejtë në reagim ka qenë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka falënderuar amerikanët “për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”.

Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka kërkuar që të kapitalizohet mbi këtë moment e të fillojë rruga e de-eskalimit deri në normalizim.

“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës”, theksoi fillimisht kryeqeveritari shqiptar.

Ai i qëndron idesë së tij që duhet “një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit”.

Rama, që ka udhëtuar drejt Brukselit për një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se “do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike” dhe do ia przantojë edhe atij iden për një konferencë të tipit të mbyllur.

Të shfrytëzohet momenti ka kërkuar edhe Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, i cili në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka përshëndetur lirimin e tre policëve të kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

“Si kryetar i OSBE-së, unë mirëpres vendimin e Gjykatës së Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe u bëj thirrje palëve që të fillojnë zbatimin e Udhërrëfyesit të Shefit të Përgjithshëm për deskalimin dhe normalizimin.