May 18, 2024
Maqedoni

Rrahje në Lubodrag të Kumanovës, e rrahin 21 vjeçarin dhe ia thyejnë “Golf”-in

Me datë 25.06.2023 në ora 23.10 në Kumanovë nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë, M.A.(22) nga Kumanova është privuar nga liria, pasi sipas raportimit rreth orës 21.00 në fshatin Lubodrag, Kumanovë së bashku me tre persona të tjerë (D.A., D.A. dhe A.A.) kanë sulmuar fizikisht A.N.(21) nga fshati Lubodrag.

Me këtë rast, njëri nga të akuzuarit e ka dëmtuar me send të fortë dhe veturën e tij të “Golf” me regjistrim të Kumanovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të pandehurit do të bëhet kallëzimi përkatës.