May 26, 2024
Maqedoni

Profesori maqedonas: Shqiptarët të figurojnê si “komb” në Kushtetutën e Maqedonisë

Ish ministri i punëve të jashtme, profesori Denko Maleski, vlerëson se me ndryshimet kushtetuese për futjen e komuniteteve të reja, si bullgarët, kroatët, sllovenët, malazezët, hebrenjtë, duhet bërë edhe një ndryshim me qëllim që përveç maqedonasve edhe shqiptrët dhe komunitete tjera të quhen “kombe” (popuj), e jo “pjesë e popullit” siç qëndron në preambulën e tanishme.

Sipas Malevskit kjo duhet të vlejë fillimisht për shqiptarët, por edhe për komunitetet tjera, sepse në këtë mënyrë do të vinte në shprehje barazia mes qytetarëve të vendit, transmeton Zhurnal. Formulimin e tanishëm, që komunitetet tjera, përveç atij maqedonas i quan “pjesë e popuçllit”, Maleski e vlelrëson sit ë shëmtuar dhe përçarës për shoqërinë.

“Më kujtohet se formulimi i tanishëm për tekstin e premabulës së Kushtetutës tonë u miratua në një atmosferë ethesh dhe paniku në vitin 2001, kur dikush bërtiti në Parlament se nuk ka ‘popull maqedonas’. U vendos ‘populli maqedonas’, por për të plotësuar aspiratat për barabarësi të bashkësive tjera entike u vendos forulimi ‘pjesë të popujve’. Kështu maqedonasi mundeshin të thonë se ne jemi ‘komb’, kurse ata janë ‘pjesë’, kurse shqiptarët dhe bashkësitë më të vogla etnike mundeshin të thonë ‘edhe ne jemi komb si ju’.
Këtë formulim duhet ta dërgojmë në histori sepse është e shëmtuar dhe i përngjan vendit të ndarë, përngjan me pjesë të një mozaiku të parregulluar. Duhet të bëjmë një hap para dhe të krijojmë një mozaik të bukur. Si ta bëjmë?”, pyet profesori Maleski, duke u përgjigjur:

“Në atë mënyrë, që në venë të formulimit populli maqedoas dhe pjesë të popujve, t’i numërojmë pjesëtarët e kombeve që e përbëjnë Maqedoninë: maqedonas, shqiptarë, turq, e kështu me radhë, varësisht prej numrit të tyre, duke përfshirë edhe bullgarët. Formuimi i tanishëm fillon me fjalën ‘Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar jologjikisht me ‘populli maqedonas dhe pjesë të popujve…”.

Na nevojitet formulim në të cilin do të dëgjohet eho e Ilindenit dhe ASNOM-it (KAÇKM-së). Me këtë rast ta kthejmë bukurinë e fjalës sepse edhe fjala e bukur bashkon.
Për këtë arsye t’i heqim pengesat që janë në formumin ekzistues ‘pjesë të’ dhe t’i drejtojmë pingul qytetarët e Maqedonisë me krenari në barazi, liri dhe dinjitet në shtetin e tyre të përbashkët.
Kuptohet, mbeten garancat e pjesës normative, që pengojnë majorizim të komunitetit më të numërt ndaj të tjerëve, që ishte burim i të gjitha luftërave etnike në ish Jugosllavi dhe asaj në Maqedoni në vitin 2001”.

Kolumnën e plotë të profesorit Maleski në gjuhën maqedonase mund ta lexoni në këtë LINK:https://fokus.mk/da-go-sostavime-raskrsheniot-mozaik-na-delovi-od-narodi/