April 29, 2024
Kolumna

Z.President i SHBA-ve Joe Biden ju lutem shpëtoni njerëzit nga diskriminimi këtu në RMV

Shkruan: Ejup Berisha

Z.President i SHBA-ve Joe Biden ju lutem shpëtoni njerëzit nga diskriminimi këtu në RMV.

Meqë politika dhe politikanët amerikan kanë shumë ndikim në sjelljet dhe në punët e politikanëve shqiptar në Ballkan atëher unë deri te ta e kamë një lutje. I nderuar Z. President Joe Biden dhe të ndëruar autoritete zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju lutem që tu thuani politikanëve aktual shqiptar në pushtet në RMV që të na respektojnë ne shqiptarëve që mendojmë dhe gjykojmë pak më ndryshe seç mendojnë dhe gjykojnë ata vetë për qështje të ndryshme politike dhe shoqërore, që të na respektojnë si të gjithë njerëzit e tjerë në këtë shtet. Pra ajo për të cilën ne kemi nevojë të nderuar përfaqsues të politikës zyrtare amerikane nga politikanët shqiptar është që këta këtu të kenë pak respekt për ne apo minimumin që duam prej tyre është që këta neve të na i respektojnë të drejtat dhe liritë elementare njerëzore sepse pa to nuk ka jetë normale asnjë njeri në botë e kjo nënkupton se pa to nuk kemi jetë normale as ne shqiptarët që nuk mendojmë dhe nuk gjykojmë si politikanët shqiptr në pushtet këtu në RMV. Ndërsa konsideroj se të njëjtat do të na mundësonin jetë normale dhe të dinjitetshme si qenje njerëzore. I nderuar Z. President i SHBA-ve Joe Biden si rezultat i ndonjë kritike apo sygjerimi tonë drejtuar politikanëve shqiptar rreth praktikimit të pushtetit nga ana e tyre ne këtu jemi të diskriminuar shumë nga ana e e tyre prandaj e kërkojmë ndihmën dhe përkrahjen tuaj që të mos na diskriminojnë më. Ajo që është shumë tragjike pra ne këtu nuk mund të paktën të gjejmë ndonjë vend pune me qëllim që ta sigurojmë bukën e gojës. Ndërsa për gjëra të tjera as të mos flasim sepse nuk na është lënë asnjë çasje dhe mundësi për përparim në jetë. Prandaj të nderuar përfaqsues zyrtar politik të SHBA-ve më konkretisht i nderuari President i SHBA-ve Z.Joe Biden meqë ju keni ndikim shumë të madh te politikanët shqiptarë këtu te ne atëher ju lutemi që të na ndihmoni neve që ti kthehemi jetës normale dhe të dinjitetshme këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të nderuar miq amerikan këta politikanët tanë shqiptar këtu te ne se dëgjojnë askend prandaj përdorne autoritetin tuaj shumë të madh dhe të pakontestueshëm në raport me ta dhe bëni përpjekje që të na ndihmoni apo të na shpëtoni nga diskriminimi dhe nga mohimi i të drejtave dhe lirive elementare njerëzore. E lus Ambasadoren e SHBA-ve këtu në RMV Shkëlqësinë e saj Z.nj Kejt Mari Bërns që këtë lutjen për ndihmë tia përcjellë Presidentit të SHBA-ve Z. Joe Biden