May 14, 2024
Kolumna

Secili të kryej punën e tij, në shtëpinë e tij!I

Shkruan: Nijazi Halili
Thaçi përmes kësaj letre Ramës i ka uruar fitoren në zgjedhjet e 24 prillit.
“Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vllah, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët”, ka shkruar Thaçi.
Një masazh që jep të tregon se jemi mësuar që punët tona të shtëpisë si gjithnjë ti kryejnë të tjerët , në ketë rast të përkujdesët Edi Rama. Aspak e pranueshme dhe ky mesazh i ish presidentit Thaçi, drejtuar Kryemnistrit Rama, me këtë mesazh që ai të ketë përkujdese mendimi im ngjallë reagim dhe ngritë tensione mes dy vendeve.
Ne, jemi vëllezër të një trungu e gjaku është shumë normale se ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit çdo ditë e më shumë, në të gjitha fushat, kemi raporte të shkëlqyera si dy shtete të një historie të përbashkët, andaj duhet të kemi shumë kujdesë që të ruajm gjuhën e unitetit.

Ne jemi një komb me dy shtete të ndarë
padrejtësisht e pa vullnetin tonë, nga fuqitë ekspansioniste , mirpo tani punët dhe përgjegjësit i kemi të ndara, secili zot i shtëpisë së tij.

Ne i kemi Institucionet dhe liderët tanë, të cilët kanë dhënë betimin se detyrat e shtëpisë që na përkasin neve do ti kryem me përgjegjësinë më të lartë, andaj askush mos të merakoset për punët tona, secili le të kryen punën e tij, në shtëpinë e tijë.