Kosova po përballet me një moment të ndjeshëm institucional dhe në vend të qetësisë, maturisë dhe respektimit të institucioneve, portalet e afërta me BDI-në po e thellojnë përçarjen.

“Turpi ka emër”, “Policia e Kosovës ka lënë pa ndjenja veteranin e UÇK-së”, janë vetëm disa tituj për ta paketuar një situatë të tensionuar, “në një narrativë që kërkon fajtor, zemërim dhe përplasje”.

Kjo është pika ku propaganda politike bëhet më e rrezikshme; kur një incident përdoret për të goditur besimin te shteti.
Portalet që sot bërtasin- “turpi ka emër”, duhet të përgjigjen edhe për një pyetje tjetër:

A po informojnë për Kosovën, apo po e përdorin Kosovën për betejat e tyre politike në Maqedoninë e Veriut?!

" "

Sepse një gjë është të kritikosh një veprim të policisë, tjetër gjë është të ushqesh mosbesim ndaj institucioneve të Kosovës, “në një moment kur vendi ka nevojë për qetësi”.

Kosova nuk ka nevojë për media që i fryjnë zjarrit. Ka nevojë për institucione funksionale, protesta paqësore, përgjegjësi dhe të vërtetën – “jo për tituj që shndërrojnë çdo përplasje në konflikt politik”.

Dhe kur disa portale zgjedhin të bëjnë pikërisht të kundërtën, pyetja për motivin e tyre bëhet e pashmangshme.

sqShqip