April 28, 2024
Maqedoni

Përmbyset një makinë në rrugën Shkup – Tetovë, reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Shkup – Tetovë. Për momentin nga MPB nuk ka detaje nëse ka të lënduar apo si ka ndodhur aksidenti.
Siç bëhet e ditur autostrada është e rrezikshme për vozitje për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa në disa vende ka deri në 20 centimetra ujë.

Priten më shumë detaje nga policia në lidhje me aksidentin.