April 29, 2024
Maqedoni

Paralajmërohen masa kundër mjekëve që bëjnë propagandë kundër vaksinimit

Paralajmërohen masa kundër mjekëve që shpërndajmë mendime personale e që ndikojnë për krijimin e atmosferës dyshuese për vaksinimin. Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut njofton se sa i përket qëndrimeve personale që i shpërndajnë mjekët të cilat kanë për qëllim përhapjen e pseudoshkencës dhe të pavërtetave në lidhje me efektet e vaksinimit, efektin e respektimit të masave mbrojtëse dhe rrezikun e virusit, në pajtim me kompetencat e saja, mund të veproj pas çdo denoncimi të marrë dhe të vërtetoj faktet për çdo rast konkret në komunikim me të gjitha palët e tanguara, institucionet kompetente, komisioniet she shoqatat profesionionale. Oda e Mjekëve inkurajon që rastet e këtilla të raportohen, në mënyrë që ato të trajtohen zyrtarisht në mënyrë ligjore.

“Çdo punonjës shëndetësor ka rol të rëndësishëm në krijimin e mendimit publik dhe përmes shpërndarjes së qëndrimeve personale dhe mendimeve, ndikon në ndërtimin e qëndrimeve dhe mendimeve të të tjerëve. Punonjësit shëndetësorë duhet të shpërndajnë qëndrime të cilat bazohen në fakte të bazuara nga shkenca dhe të përmbahen nga promovimi dhe shpërndarja e spekulimeve dhe njohurive të pa konfirmuara. Gjithnjë, e veçanërisht në kushte të pandemisë, është me rëndësi që profesionistët shëndetësor në aktivitetet e tyre të përmbahen në kodin etik, ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe mjekësinë e bazuar në fakte, duke u distancuar nga ndikimet poliitke apo ndikime tjera”, njofton Oda e Mjekëve. Emine Ismaili /SHENJA/