May 3, 2024
Maqedoni

Realizohet transplantimi i dytë i zemrës në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë në vendin tonë për të dytën herë me radhë kanë kryer transplantimin e zemrës, transmeton Alsat. Bëhet fjalë për një djalë 27 vjeçar, të cilit i është transplantuar zemra e një vajze të ndjerë, familja e të cilës ka dhuruar organet.