May 15, 2024
Kosovë

Vrasja që tronditi Gjermaninë, Rrustem Llapi është shqiptari që ekzekutoi serbin 30 vjeçar

Ditën e djeshme, një shqiptar ka ekzekutuar pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti, në qendër të qytetit në Duseldorfit.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.

Gjithashtu, i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt, ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.