Kulturë

Ne, si thupra lakohemi e bëhemi gardh i huaj

ANTIKË E VENITUR

Feriz Ukshini
Ne jemi një botë e lashtë,
në hasmëri me vetveten,
jetojmë duke ëndërruar syҫelë
mashtrohemi në trung, por jemi vetëm degë,
trazuar nëpër stuhi e shtrëngata kohe,
ngritemi me nënkëmbëza ,
shkruajm histori me shembuj dështimi,
sepse vegza e ҫthurrjes tërhiqet me taktikë,
esenca e ndrron nurin jasht logjikës,
gjuha bishtërohet sipas tekeve ,
feja bëhet opium rregullash,
lufta njolloset e viktimat fajësohen,
herojt lihen të fyer, në harresë,
edukimi zverdhet si hirrë, në faqe të kohës.
Ne, si thupra lakohemi e bëhemi gardh i huaj,
pas avazit të tyre bëjmë amin,
pa hapur mirë gojën !