July 26, 2024
Kulturë

Takimi i Adem Demaçit me Bekim Fehmiun

Shkruan: Shaip Beqiri

Para plot 29 vjetësh, në një ndejë të rëndomtë me miq tanë të tjerë, artisti ynë i madh, Bekim Fehmiu, midis bisedës m’u drejtua papritur: Dua të më bësh një nder! Dua të më takosh me Adem Demaçin, kurdo që të dojë dhe ku të dojë Ai!
I thashë se mund të shkonim kur të donte ky!…
Kur i thashë ADEMIT se donta ta takonte BEKIMI, edhe ai më tha njësoj! Kaq ishte puna ime dhe takimi i paharrueshëm u bë më 19 Qershor 1991 në shtëpinë e Adem Demaçit në Prishtinë.
Pastaj ata janë takuar shpesh në shtëpinë e Nënë Dijes, si e quante Bekimi vatrën e tyre familjare në Prishtinë, ku jo pak hera jam ndodhur edhe unë.
Për ata takime të rrallë në ndonjë rast sigurisht do të them diçka më shumë.