May 7, 2024
Maqedoni

Arsimtari Qamuran Kuçi, jetën ia kushtoi arsimit dhe islamit

Hasan Rexhepi

PO IK NJË GJENERATË QË JETËN IA KUSHTOI ISLAMIT

Agën Qamuran, të gjithë e njohin si njeri i cili ia kushtoi një jetë të tërë Islamit dhe Arsimit, që për këtë burrë kam ndëgjuar se ka qenë prej në fillimet e para të lëvizjeve Islame aktiv, që nga LRI-ja (Lidhja Rinis Islame) e pastaj duke vazhduar aktivitetin e tij edhe si drejtor i shkolles fillore “Vasil Gllavinov”, e kur e takoje në rrugë dhe e më shpesh herë edhe në xhamia të bënte të ndjehesh i lumtur që e takon, e sidomos në Xhamin e Çairit ka qenë çdoherë prezent kur ke dashur të e takosh pa e paralajmëruar.

E tash, do i mungon xhamis, do i mungon atyre që ju jepte motiv kur ishin në gjendje jo të mirë, por nuk kemi çfar të bëjm pos të e pranojnë realitetin, e të e lusim Allahun FuqiPlotë të e pranon në mëshirën e Tij dhe të na ribashkon edhe në Xhennetet e Tij të larta.

Zoti ua shtoftë sabrin familjes Kuçi.