April 27, 2024
Kolumna

Në këto momente shqetësuese për popullin shqiptar, kur po rrezikohet shtetësia e Kosovës, është koha që politikëbërsit shqiptar, kudo në trojet etnike të jenë të bashkuar, e të flasin më një zë?

Shkruan: Etem Xheladini

Të gjithë politikëbërsit, e sidomos liderët e gjitha subjekteve politike shqiptare, nga të gjithat trojet ku veprojnë e përfaqësojnë shqiptarët, duhet ta dinë se shteti i Kosovës është më i rëndësishëm se pushteti dhe interesat e tyre të subjektit që përfaqësojnë, po pse jo edhe të përfitime personale që ju kanë vërbuar sytë.
A thua, ende duhet hamendur për të qëndruar bashkë dhe për tju kundërvijë armiqëve shekullorë, me të cilët në disa pjesë të trojeve tona ende po ndajmë pushtetin (Ilirid-Maqedonin e Veriut, Mal të Zi, si dhe Kosovën Lindore), kurse me R. Kosovës e Shqipërisë ndajmë kufijtë si fqinjë shumë të të keq e të rëndë.
Kur përfaqësuesit, liderët shqiptar nuk flasin me një gjuhë, e janë kaqë të përçar, shteti serb, e politika serbo-slave, pse mos të themi e trimëruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe e shtetit amë, po i jep arsye ushtrisë serbe, barbare dhe kriminele, pos arrestimit tre policëve shqiptarë brenda territorit të Kosovës, të krekoset se po mbronë qytetarët serb në R. Kosovës, duke përbuzër identitetin, nënçmuar, përbuzur si me këte rastë uniformën e policisë të Kosovës, me kidnapimin e tre policëve, thellë në teritorin e R. Kosovës.
Vallë a ende nuk ju është e qartë se serbët, pushtetarët e tyre nuk marrin vesh me diplomaci, ata njohin vetëm gjuhën e forcës, e kjo u dëshmua edhe më vitin 1999, kur forcat e UÇK-së e NATOS u banë bashkë dhe me luftë i nënshtruan dhe i larguan nga trojet shqiptare të R. Kosovës.
Për fund Ju drejtohemi të vetë begjenisurve lider shqiptar, pa marrë parasyshë kënd në këto momente përfaqësoni, në këto momente kur po rrezikohet shtetësia e Kosovës, leni inatet, kapricat, bajraktarizmat, e veproni me një zë, po edhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar. Shteti i Kosovës është më i rëndësishëm se pushteti dhe interesat tjera parciale, mos të themi koruptive..