April 26, 2024
Maqedoni

Në Dibër tanimë një muaj nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19

Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, të cilët në aktivitetin e tyre i mbulon njësia e punës së Dibrës të Qendrës për shëndet publik pothuajse një muaj nuk ka asnjë raste të infektuar me COVID-19.

Dy rastet e fundit të të infektuarve të rinj janë regjistruar më 19 tetor, muaji në të cilin u konfirmuan vetëm katër raste të reja, kundrejt shtatorit kut u konfirmuan 112 dhe në gusht 357 të infektuar të rinj.

“Një periudhë të gjatë kohore, gjegjësisht 26 ditë nuk kemi pasur rast të ri të të infektuarve me Kovid-19. Në të njëjtën kohë nuk kemi as raste aktive. Ato tre raste të cilat janë në statistikën zyrtare tani më janë shëruar, por mjekët e tyre amë ende nuk kanë dorëzuar raport përkatës që të mund të fshihen nga lista”, thonë nga njësia e punës.

Shtojnë se situata epidemiologjike mund të vlerësohet si stabile, por edhe më tej, rekomandojnë që të respektohen masat për mbrojtje nga përhapja e virusit të rrezikshëm.

Nga fillimi i pandemisë, në këtë rajon, i cili ishte vatra e parë, u konfirmuan 1.453 persona të infektuar, prej tyre për fat të keq betejën e humbën rreth tetëdhjetë persona.