May 5, 2024
Maqedoni

Vritet një polic 40-vjeçar në Veles

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur një polic 40-vjeçar në Veles.

Vdekja e policit është konfirmuar nga mjekët e ndihmës së shpejtë në Veles, të cilët thonë se ai është vrarë me thikë.

Nga MPB thonë se janë duke e hetuar rastin dhe më shumë detaje do të japin gjatë ditës së sotme.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për vrasje për shkaqe të xhelozisë, ndërsa raportohet se është arrestuar një femër për këtë rast.