May 5, 2024
Maqedoni

Valdet Xhaferi: Faleminderit Gostivari

“Rezultati i raundit të parë të Zgjedhjeve Presidenciale, i gjithë procesi zgjedhor, angazhimi i secilit prej nesh, vota e çdo një qytetari që i’u dha si mbështetje idesë për një të ardhme më të mirë, më obligon që pa rezervë të Ju shprehi falemenderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë, çdo një aktivisti, secilit votues veç e veç, dhe çdo një qytetari që mori pjesë në zgjedhje në përgjithësi”, shkruan kryetari i BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi.

“E dëshmuam të gjithë bashkë, që kemi arritur një pjekuri politike kombëtare, e dëshmuam se kemi vetëdije të lartë politike, e dëshmuam që garën dimë ta bëjmë me ide dhe me mjete dëmokratike siç është vota e lirë, me qëllim që të përcaktojmë mundësi të barabarta për realizimin e të gjithë veprimeve të nevojshme që janë në interes të përgjithshëm. Të ndëruar mbeshtetës të Frontit Europian, të respekruar qytetarë! Jam i vetëdishëm për përgjegjësinë që mbaj, por në të njejtën kohë jam i lumtur për mundësin që kemi që të dëshmojmë se nuk duhet të ngelim të robëruar në kurthet e të kaluarës së afërt, e stërmbushur me inate, xhelozi dhe shpifje ndaj njëri tjetrit. Jam i lumtur që mund të vendosemi si garancion që çdo njëri nga ne, pa parjashtim, fitoren tonë ta shohim si mundësi e barabartë për prosperitet, mirëqenje dhe siguri për ne dhe për ata më të shtrenjtët që vinë pas nesh, fëmijët tanë”, shkruan Xhaferi.