Ka ndërruar jetë sot, më 29 tetor 2026, zyrtari policor nga Vushtrria, Niman Ademi. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e tij përmes një njoftimi mortor.
Familja Ademi ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 30 tetor, pas namazit të ikindisë.
“Me zemër të thyer nga kjo humbje e madhe, do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të dashur.

