Incizimet e publikuara së fundmi në media zbardhin detaje tronditëse nga ngjarjet që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas bisedës së publikuar, disa ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj kishte shkuar në polici për të kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Gjatë qëndrimit në polici, ajo kishte biseduar me zyrtarin policor Faruk Muçolli, i cili, sipas transkriptit të publikuar, i kishte thënë se nuk ishte i obliguar të merrej me të.

Si nisi gjithçka?

" "

Në vijim, ju sjellim transkriptin e bisedës së publikuar në emisionin MAT:

Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.

Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?

Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.

Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?

Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë.

Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.

Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.

Faruk Muçolli: Unë konsideroj që na jem në rregull.

sqShqip