Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal 5, thotë se akuzat për korrupsion duhet të mbështeten me dokumente konkrete, në vend që të përdoren si fraza politike, duke theksuar se Qeveria është e përkushtuar në një luftë konkrete dhe pakompromis kundër korrupsionit.

“Ku ka korrupsion? Ja le të na tregojnë, a keni ju dëshmi se ka korrupsion, apo ai që thotë se ka. Cili është raporti i Komisionit Evropian ku thonë se ka korrupsion? Ja tani do të kemi një raport të ri, i cili duhet të arrijë për progresin e vendit, ja ta presim ta shohim. Së dyti, ai i cili ka denoncuar korrupsion dhe ka qenë pjesë e procesit, ai që ka kërkuar ryshfet është arrestuar. Nuk janë vetëm dy drejtorë, ka më shumë. Dhe do të ketë edhe të tjerë nëse vazhdojnë, ja edhe sot kishte një aksion të tillë që lidhet me luftën kundër korrupsionit. U parandalua kontrabanda e cigareve që ka zgjatur me dekada dhe ky është vetëm fillimi i atij hetimi, së shpejti do të pasojnë dëshmi të tjera që lidhen me funksionarë të lartë të disa prej qeverive të kaluara që janë marrë me kontrabandë cigoresh”, thotë ai, transmeton portali Lideri.mk.

Mickoski bëribnjë thirrje publike drejt qytetarëve që të denoncojnë raste të korrupsionit, duke paralajmëruar edhe bashkëpunim me një organizatë ndërkombëtare. Me këtë rast, theksoi se secilit që do të denoncojë korrupsion do t’i garantohet diskrecioni, ndërsa secili për të cilin do të vërtetohet se është i korrupsionuar do të duhet të mbajë përgjegjësi.

“Unë i ftoj publikisht qytetarët, e së shpejti do të kemi edhe një konferencë shtypi me një organizatë ndërkombëtare, atje ku ka korrupsion të denoncojnë publikisht dhe të veprojmë. Nuk pranoj fraza politike vetëm se gjoja ka korrupsion. Mirë, por ejani ta denoncojmë”, theksoi Mickoski dhe porositi se dëshiron të jetë njeriu i parë që e ka shkatërruar korrupsionit.

" "

“Unë jam armiku i parë i korrupsionit. Dua të jem njeriu që e ka shkatërruar korrupsionin. Ejani të gjithë së bashku, edhe ata që thoni se kanë shkruar në raporte, të mos shkruajnë se ‘ekziston dyshim’, ejani jepni dëshmi. Kurse unë ju garantoj diskrecion se nuk do t’ju mungojë asnjë fije floku, kurse ai që është i korrupsionuar do të përgjigjet”, është shprehur decid Mickoski./Lideri

sqShqip