April 27, 2024
Sport

Muçi: Shpresoj të shënoj gola të paharrueshëm me Shqipërinë

Për Ernest Muçin sekreti i kësaj skuadre të Kombëtares është dëshira e të gjithë çunave për të bërë mirë dhe për t’u kualifikuar në EURO 2024. Duke folur për mediet në prag të miqësores me Bullgarinë, Muçi u shpreh se ka marrë mesazhe nga shokët e skuadrës së Legias pas fitores ndaj Çekisë. Ndërsa më tej sulmuesi i Shqipërisë theksoi se shpreson që së shpejt edhe ai vetë të bëjë gola të bukur me Kombëtaren, ashtu si Asani.