May 6, 2024
Sport

Fenerbahçe fiton Kupën e Turqisë

Fenerbahçe është fituese e Kupës së Turqisë në futboll. Në finalen e së dielës mbrëma të zhvilluar në Izmir, Fenerbahçe e mposhti Istanbul Bashakshehirin me rezultatin 2:0.

Michy Batshuayi vendosi finalen. Ai shënoi për 1:0 në minutën e parë dhe për 2:0 në minutën e 29-të.

Adnan Januzaj luajti prej minutës së 34-t për Bashakshehirin. Fenerbahçe ka fituar Kupën për herë të shtatë. Nuk e kishte fituar këtë trofe për një dekadë.