Sport

Ka munguar në 5 “El Clasico” radhazi, për çfarë i duhet Realit lojtari 100-milionësh?!

Eden Hazard nuk luajti në “Al Clasicon” e fundit, në “Camp Nou”, të fituar 1-2 nga Reali i Madridit. Belgu, i cili u dëmtua në fillim të muajit në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Francës, ka punuar gjatë këtyre dy javëve me synimin për të pasur minutat e para në klasiken e futbollit spanjoll. Ishte shansi i pestë që belgu kishte për të luajtur kundër Barcelonës që nga ardhja e tij në Madrid dhe të gjitha i ka humbur.

Hazard u ble nga Reali si nevojë për të mbushur disi boshllëkun e krijuar nga shitja e Ronaldos tek Juventusi, por ai që në fillim paralajmëroi: “Unë nuk jam si ai”. Dhe koha i ka dhënë të drejtë. Pas dy vitesh e tre muajsh, Hazard ende nuk ka luajtur qoftë në një “Al Clasico”. Edhe katër të tjerat i kishte humbur për shkak të dëmtimeve.

Në sfidën e fundit përballë rivalëve të përjetshëm të Barcelonës qëndroi gjatë gjithë kohës në pankinë. Ancelotti nuk e nxori as për nxemje. Trajneri italian vendosi të aktivizonte Asension në vend të brazilianit Vinicius. Koha kalon dhe nuk ka asnjë lajm nga Hazard. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një lojtari që u konsiderua goditja e madhe në merkato për epokën post-Ronaldo.

Belgu ka marrë pjesë në nëntë takime nga 12 në total që Reali ka luajtur në këtë sezon, por nuk ka mundur të përfundojë asnjërën prej tyre.

Siç është shprehur dhe Ancelotti, Hazard është “lodhur” duke pasur këto probleme të vogla”. Italiani i referohet numrit të dëmtimeve që e pengojnë të jetë një futbollist normal.