May 8, 2024
Sport

Alphonso Davies zbulon prapaskenën: Isha pranë Barcelonës, por dikush bllokoi transferimin pasi jam kanadez

Futbolli është i mbushur plot me prapaskena. Mbrojtësi anësor kanadez i Bayern Munchen, Alphonso Davies ka zbuluar se mund të ishte transferuar te Barcelona në vitin 2019, por gjithçka është ndaluar nga Presidenti asokohe i katalanasve, Josep Maria Bartomeu.
“Barça ishte e interesuar dhe donte të nënshkruante me mua, por presidenti Bartomeu nuk më donte sepse isha kanadez. Nuk do të gënjej, më lëndoi shumë. Nuk ma tha vetë këtë, por ashtu dëgjova. Më preku shumë” – Tha ai. Kujtojmë që në vitin 2019 Davies ishte pjesë e Vancouver Whitecaps.