Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të gazetarëve lidhur me akuzat e opozitës për pengimin e rrugës së integrimit evropian dhe në prag të takimit të nesërm me Ursula von der Leyen, ku pritet të diskutohet edhe kjo çështje, deklaroi:
“E pra, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë shumë herë deri tani për këtë çështje. Nuk kam çfarë të shtoj në atë që kam thënë dhe nuk e di nëse ndonjëherë ia vlen të komentohet qëndrimi i opozitës, e cila çdo ditë është, do të thosha, gjithnjë e më radikale dhe duket sikur kanë ardhur me një dërgesë të ‘Ali Express’-it të ndonjë partie tjetër opozitare. Prandaj, atë pjesë të opozitës nuk do të doja ta komentoj.
Qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe, në fund të ditës, të gjejmë një zgjidhje”, theksoi Mickoski.

