Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për TV24, duke folur procesin e eurointegrimeve, tha se janë ndër prioritet e VLEN-it.

“Kongresi jonë është më 9 maj, Ditën e Evropës dhe BE është prioritet i ynë”, ka thënë Mexhiti.

Një nga pengesat mbi ndryshimet kushtetuese, sipas tij ka qenë se nuk kishte partner në anën tjetër, duke aluduar në Bullgarinë.

“Tani shpresoj se do të ketë qeveri stabile dhe bashkë me ndihmën me lehtësuesve, përfaqësuesve të BE-së të mos mbetet kjo në nivel bilateral, por me ndihmën e tyre të ecim drejt asaj që është alternativë e vetme për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai, duke shtuar se punohet bashkë që me Shqipërinë dhe Malin e Zi të bëhemi pjesë e BE-së.

Se sa ka gjasa vendi të humbë 47 milionë eurot nga plani për zhvillim, Mexhiti me përgjigje:

“Angazhohemi të mos humbim asgjë”, ka theksuar ai.

sqShqip