April 27, 2024
Maqedoni

Me ardhjen e drejtorit të BDI-së rritet luksi, kurse MEPSO për herë të parë shënon humbje

Drejtori i “MEPSO” bën sefa me paratë e popullitMAQEDONISeptember 1, 2021

FacebookTwitterEmailWhatsAppViberShare
Në kushtet e një pandemie, vitin e kaluar kompania shtetërore MEPSO ku drejtor është Kushtrim Ramadani nga BDI rriti pagat e punonjësve me 17% dhe shpërndau shpërblime të larta për regres, njoftojne mediat maqedonase.

Për herë të parë në 10 vjet, kompania aksionare për transmetim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik – MEPSO paraqiti një humbje prej 5.8 milion euro, sipas raportit financiar për vitin 2020. Sidoqoftë, kjo nuk i pengoi ata të rrisin pagat e 657 punonjësve, mesatarja e të cilëve tani arrin 60.649 denarë ( 1.000 eu ) pagë bruto për punonjës. Kompania gjithashtu shpërndau 327 mijë euro për K-15, që do të thotë se mesatarisht të gjithë morën një bonus pushimi prej 500 eurosh. TV Sitel nuk mori përgjigje pse MEPSO vendosi të rrit pagat e tyre gjatë pandemisë, kur MEPSO regjistroi humbje.

Kishte edhe para për pension, për shpërblime, përfitime, të porsalindur, sëmundje etj. Në total për këtë qëllim, MEPSO pagoi 600 mijë euro, shumica e të cilave janë për pagesën e pushimeve.

SHA MEPSO ka gjeneruar humbje prej gati 6 milion eurosh për vitin 2020. SH.A. ELEM, kam informacion se ka humbje prej 25 milion euro. “Kjo është për shkak të një menaxhimi jo-efikas, joprofesional të këtyre kompanive, që bazohet në interesat personale-partiake,” tha Antovski nga VMRO-DPMNE para disa ditësh në Alsat.Shqipmedia