May 8, 2024
Maqedoni

Gashi uron 28 Nëntorin: Qoftë i bekuar Flamuri Kuq e Zi

Urim nga lideri i Alternativa, Afrim Gashi, me rastin e 28 Nëntorit

28 Nëntori i Flamurit dhe 28 Nëntori i ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari janë pikëpjekja e koincidenca që përsëritet për t’i rikthyer kujtimet se shqiponja dykrenore mund të valojë e lirë vetëm nëse ka bij që janë në gjendje ta japin jetën për të.
Qoftë i bekuar Flamuri Kuq e Zi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për Adem Jasharin si Flamur i Lirisë!

Gëzuar Dita e Flamurit Shqiptar!