May 8, 2024
Maqedoni

Mickovski: Në raundin e parë shënuam një fitore të madhe, e cila tregoi se populli është i vetëdijshëm

Mickoski me mesazh nga Kavadari: Mobilizim dhe pjesëmarrje masive, sa më shumë njerëz të votojnë aq më e madhe do të jetë forca për ndryshim

Mickoski konstatoi se zgjidhja e gjithë kësaj është dalja masive.

“Në raundin e parë shënuam një fitore të madhe, e cila tregoi se populli është i vetëdijshëm për atë që po ndodh në atdheun tonë. Ky është një revolucion popullor, në radhë të parë sepse mbizotëron ndjenja se njerëzit janë bërë qiramarrës në vendin e tyre. Dhe kjo pikërisht për shkak të dyshes LSDM-BDI, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në tubimin e sonte në Kavadar.