May 8, 2024
Maqedoni

Ageler: Korrupsioni është epidemi, kancer në Maqedoninë e Veriut!

Sonte në “Click Plus” në TV21 e ftuar do të jetë ambasadorja e SHBA-ve në Maqedonia, Anxhela Ageler, ku do flasë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës. Ageler thotë se korrupsioni është kancer në Maqedoninë e Veriut dhe se ka përmasa epidemike.

 

“Korrupsioni…mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit. Po e mendoja këtë mëngjesin e sotëm…janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, tha Ageler.

Intervistën e plotë me Ageler mund ta ndiqni në ora 20:45 në TV21.