May 9, 2024
Maqedoni

Rast i rrallë në Kumanovë, banori ngushton oborrin për të zgjeruar rrugën e fshatit (Foto)

Populli din të vlerësojë çdo send, qoftë ajo në dobi apo në dëm të tyre.

Derisa kohëve të fundit është bërë trend që të zgjerohen oborret dhe të ngushtohen rrugët, Islam Islami (djali i haxhi Qamilit) e zgjeron rrugën dhe ngushton oborrin.
Kjo është vepër madhore dhe burrërore që duhet të gjithë të marrin shembull dhe të ndjekin këtë veti të mirë. Këto lloj raste janë të ralla por duhet marr shembull dhe vlersuar lart duke e parë se me këtë vepër nuk ngushtohesh por vetëm zgjerohesh shpirtërishtë dhe në aspektin ekonomik.
Fatkeqsishtë raste të shpeshta që ngushtojnë rrugët dhe zgjerojnë oborret gjithnjë po merren si shembëll për të motivuar vetvetën dhe për të ndjekur një hap të tillë të shëmtuar, por këta që ndjekin këtë rrugë është shumë e sigurtë që nga mbrenda nuk janë mirë!

Ndjej obligim moral t’a falenderojmë të nderuarin Islam Islamin në emër të gjithë banorëve të fshatit Llojan, Respekte!