April 28, 2024
Maqedoni

Mbyllet Kovid-Qendra në Ohër! Belevski: Nuk ka asgjë dramatike dhe alarmante

Kovid-Qendra në Ohër është mbyllu për shkak të paraqitjes së kontensimit, shkruan TV21. Shumica e pacientëve janë transferuar në objektin e Repartit Infektiv në Spitalin e Ohrit.

“Ka pasur një paraqitje të vogël të kondensimit si pasojë e ndryshimit të temperaturave, të cilat do të sanohen, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjmë nëse zvogëlohet numri i pacientëve apo nëse përfundon pandemia, nëse do ta kthejmë në geriatri, interno, do të shohim, pasi është objekt i madh me 51 krevate”, tha mes tjerash drejtori i Kovid-Qendrës në Ohër, Goran Belevski.

Drejotri tha Belevski se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se për gjithçka janë njoftuar autoritetet kompetente.

“Është njoftuar kontraktori, janë lëshuar dokumentet informuese, është informuar edhe ministri. Nuk ka asgjë dramatike dhe alarmante. E dini pas ngjarjes në Tetovë, njerëzit për diçka të vogël bëjnë panik”, tha mes tjerash Belevski.