May 12, 2024
Maqedoni

Sali Berisha takohet me veprimtarin dibran Ylber Pilku, premton angazhim të shtuar për shqiptarët e Maqedonisë

Kryetari historik i PD-së, ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka realizuar takim me veprimtarin dibran Ylber Pilku (Dibra e Madhe), i cili jeton dhe vepron në SHBA dhe që ka udhëtuar në Tiranë enkas për kongresin e PD-së ku u shkarkua Lulzim Basha. Në takimin e realizuar në hotelin e njohur në Tiranë “Xheko Imperial”, Pilku ka uruar Berishën për kongresin e suksesshëm dhe madhështor që u mbajt të shtunën. Ish kryeministri Berisha nga ana tjetër ka premtuar se do të angazhohet edhe më shumë që Shqipëria të jetë më afër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.