May 27, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani bojkotohet nga të rinjtë e Tetovës në diskutimin mbi migrimin 

Kandidati për president i BDI-së Bujar Osmani dje duke kopjuar fushatën zgjedhore të kundërkandidatit nga radhët e opozitës shqiptare Arben Taravari ka ftuar sot diskutim me të rinjtë e Tetovës mbi çështjen e migrimit. Por, nga fotografitë dhe ngjarja e organizuar, ftesën e Bujar Osmanit e kanë refuzuar të rinjtë e qytetit të Tetovës.

Fotografitë tregojnë qartë që ekipi i fushatës së Bujar Osmanit ishte përgatitur për të pasur një numër të konsiderueshëm të rinjsh në qytetin e Tetovës duke marrë parasysh edhe përkrahjen nga partnerët e koalicionit të Frontit Evropian. Por qartazi shihet që në këtë takim janë vetëm aktivistët rinor të BDI-së dhe Frontit Evropian të cilët janë të pakët në numër në Tetovë, deri sa të rinjtë e tjerë kanë bojkotuar ngjarjen e organizuar nga Osmani.

Tetova është qyteti i cili ka përqindjen më të lartë të migrimit të të rinjve, dhe fajtor për këtë të rinjtë e Tetovës e shohin partinë politike të Bujar Osmanit, atë të BDI-së e cila ka mundësuar migrimin masiv në drejtim të vendeve evropiane. Andaj sot të rinjtë në Tetovë, kanë bojkotuar totalisht Bujar Osmanin dhe diskutimin e tij.