April 27, 2024
Maqedoni

Mbërritën shtetasit e evakuuar nga Tel Avivi, fati i çiftit të ngujuar në Rripin e Gazës i paqartë

Shtetasit e vendit tonë të evakuuar nga zona e luftës në Izrael së bashku me shtetas nga Serbia dhe Mali i Zi, mbërritën në aeroportin e Shkupit. Në këtë fluturim kishte rreth 90 shtetas të vendit tonë.

Ne ishim në Ashdod.

A ishte ky vend pjesë e rajoneve të krizës?

Po, edhe atje kishte luftime. Para disa ditëve u hodhën dhjetë predha. Ishte shumë keq.

A kishit komunikim me familjet, a kishit internet?

Po, kishim.

A keni informata për ndonjë të afërm tuaj që ka mbetur atje?

Po, kanë ngelur disa persona nga Maqedonia, ndërsa ne erdhëm.

A e dini numrin e personave që arritën sot?

Nuk e di, por kishte plot.

Prej cilit vend jeni këtu në Maqedoni?

Jam nga Kumanova”.

“Besoni se nuk është lehtë. Megjithëse unë isha në pjesën që nuk ishte përfshirë shumë nga luftimet, por paraprakisht kur shkova atje isha pikërisht në vendin ku ka më shumë luftime. Por na kaluan në një vend tjetër. Por mendoj se është problem i madh sepse ne kemi qenë njerëz drejtpërdrejtë të ekspozuar në luftime, pse nuk është bërë asgjë me kohë”, tha një qyterar.

Sa kishte nga Serbia që udhëtuan me ju?

“Me këtë fluturim, mendoj se kishte më shumë se 70. Vetëm serbë, sepse në aeroplan kemi qenë serbë, shqiptarë dhe malazez”, shtoi një qytetar.

Sipas informatave të Ministrisë së Punëve te jashtme, 60 shtetas të vendit tonë u kthyen ditë më herët me fluturimet e vendeve fqinje ndërsa sipas informatave të shtetasve tanë ka ende shtetas tanë të cilët presin që të kthehen në vendlindje. Në pikëpyetje mbetet evakuimi i një çifti të vendit tonë që janë në një zonë kritike në Rripin e Gazës, afër Egjiptit. Ata kanë dashur të largohen dhe kanë kontaktuar diplomatët tanë, por para se të largoheshin, autoritetet egjiptiane mbyllën kalimin kufitar ndërsa nga MPJ thotë se tani janë në komunikim me autoritetet në Kajro. /Alsat.mk