May 5, 2024
Maqedoni

Këmbësoria izraelite hyri në Rripin e Gazës për herë të parë që nga rinisja e konfliktit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se këmbësoria dhe tanket hynë të premten në Rripin e Gazës në sulme të lokalizuara për të pastruar zonën dhe për të gjetur pengjet, shkruan “The Times of Israel”.

Sipas IDF-së, ushtarët skanuan dhe mblodhën prova të ndryshme që mund të ndihmonin në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve. IDF-ja ka thënë se ka vrarë një numër “terroristësh” në zonë, duke përfshirë një celulë të Hamasit që lëshoi ​​raketa drejt Izraelit. Trupat nuk hynë thellë në Gaza.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka thënë se forcat e këmbësorisë kryen kërkim dhe “kapën raketa antitank që synonin të depërtonin në territorin izraelit”.

“Forcat kanë gjetur gjëra që mund të ndihmojnë në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të gjetur çdo detaj rreth të zhdukurve dhe pengjeve”, ka thënë Hagari.

Vlerësohet se ka 150 deri në 200 njerëz në robëri në Gaza, duke përfshirë civilë dhe personel ushtarak. Hamasi njoftoi se disa nga robërit vdiqën gjatë bombardimeve të kryera nga Izraeli.

Konflikti në Izrael shpërtheu të shtunën, pas sulmit të befasishëm nga grupi militant palestinez Hamas.