May 7, 2024
Kolumna

Martirët e familjes Zimberi janë dëshmi si mbrohet nderi

Njëzet vite që kur u martirizuan
Ndenjur në prag të tyre, sakrifikuan
Predhë e kobshme nga helikopteri
Godet pa mëshirë familjen zimberi.

Dhjetë martirë ranë në altar për liri
hafize Sizane, foshnje, gra e fëmijë
Janë dëshmi si mbrohet nderi
Martirët e familjes Zimberi.

Në këtë ditë Maji që njëzet vjet
Ranë për të u kujtuar përjetë
U bënë simbol i qëndresës prore
Bashkë me foshnjet Fitim e Fitore.

Sllupçani dhe gjithë kombi mbarë
Me ju gjithë ndihen krenarë
Familje e madhe u martirizuat
Historinë, me gjak e shkruat.

Bajram Ramadani 23/24.05.2021