May 19, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Shkup, Chevroleti ndahet përgjysëm pas goditjes me “Audi”-në (Foto)

Një veturë tip “Chevrolet” është përgjysmuar pas përplasjes me një makinë tjetër “Audi” tek ura “Vlajko” në Vlae. Në vendngjarje ka prezencë policie dhe qasja është i vështirë. Nuk ka ende detaje se si ka ndodhur përplasja dhe për persona të lënduar.

Në fotot e bëra nga ekipi i PlusInfo, shihet se pesëdhjetë metra nga pjesa e përparme e veturës gjendet pjesa e pasme e saj e ndarë për gjysëm, transmeton Lideri.mk.

Nga fotot shihet se edhe pjesa e përparme e veturës Audi është dëmtuar rëndë.

Fotot: https://plusinfo.mk/avtomobil-presechen-na-polovina-vo-soobra-a-ka-vo-vlae-zadniot-del-na-voziloto-letnal-na-pedesetina-metri/