May 6, 2024

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në këtë shkrim timin vendosa të iu tregojë disa individve se kush jam unë. Disa nuk më njohin, por ka që nuk kanë pasur mundësi të më njohin nga afër, por më njohën dhe më njohin nëprmjet krijimtarisë sime. Në brendinë e shkrimeve unë jam vetvetja.Aty është shpirti im. Nga shpirti im çdo gjë del dhe nxirret në shkrimet e mia.Asgjë nuk është e dikujt tjetër, por çdo gjë është e imja. Pra, aty jam unë vetvetja që isha dje dhe që jam edhe sot.Unë nuk kam ndryshuar aspak. Kam mbetur ai që i them gjërat pa ngurrim troç e shqip. I them ashtu siç i shoh dhe siç i ndjejë vet në shpirtin tim.Unë nuk pranojë diktate për interese të tjetërkujt. Deri më sot nuk kam ra preh i askujt, sepse unë jam vetvetja.Unë nuk e urrejë askend. Unë jam shumë modest. I dua të gjithë. I dua më shumë ata që më i thonë gjërat në sy. I urrej dhe nuk i dua ata /atoqë janë dyftyrësh dhe që të përkëdhelin para syve e pas shpine të bëjnë varrin. Unë jam vetvetja, ashtu siç më ka krijua Zoti të jem dhe nuk mund të jem ndryshe. Pra ,unë jam i tillë. Unë jam vetvetja.Unë asnjëherë nuk i kam thënë ngjyrës së bardhë ngyrë e zezë, por edhe asaj të zezës nuk i kam thënë e bardhë.Të gjithë ata / ato që më kanë sugjeruar dhe këshilluar për të mirë i kam dëgjuar dhe ua kam ditur për faleminderim.Unë nuk kam pranuar asnjëherë ndonjë imponim për interese të dikujt, por as për intereset e mia personale, sepse unë jam vetëvetja.Unë do i luftojë deri në fund me shkrimet e mia të gjithë ata/ ato që kanë përfituar me djersën dhe gjakun e huaj. Unë do të jem ai që do të jem prezent në opinion dhe do të shkuaj hapur për karrieristët, koruptuesit, hajdutët, servilët. Pra, edhe njëherë në fund të këtij shkrimi ju them se unë jam vetvetja.