May 16, 2024
Maqedoni

PDSH përgatitje për zgjedhjet lokale, Thaçi takoi Sadi Bexhetin dhe Asem Sadikun

Kryetari Menduh Thaçi ka takuar sot në Tetovë Sadi Bexhetin i cili javë më parë u promovua si kandidat i PDSH-së për Komunën e Tetovës dhe Azem Sadikun – kryetarin aktual të Komunës së Studeniçanit i cili siç duket do të garojë përsëri në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Menduh Thaçi ka takuar dhe një pjesë të Kryesisë Qendrore si përgatitje për zgjedhje dhe diskutim të politikave partiake.

Ndryshe, Thaçi kohë më parë deklaroi se nuk ka biseduar për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet lokale, por bëri të ditur se është i gatshëm që të bisedojë me të gjithë, përveç se me BDI pasi që sipas tij pikërisht nga ata ka ardhur e keqja.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, edhe kandidati të bisedojë me të gjithë forcat politike përvç BDI-së që ta mbështesin pasi që plani jonë është promovimi i kandidatit më pas fushata edhe kur të zgjidhet të jetë përfaqësues i qytetarëve jo i PDSH-së”, ka deklaruar kryetari i PDSH-së.