April 28, 2024
Maqedoni

Maqedoni, një femër e re ka shkuar të punojë në Perëndim dhe është zhdukur

Një femër 38 vjeçare ka lënë shtëpinë e saj dhe ka shkuar për të punuar jashtë vendit, por tani e pesë ditë askush nuk ka mundur të kontaktojë me të.

Siç transmeton portali lideri.mk, për këtë arsye rasti eshte denoncuar në Polici.

“Me datë 15.03.2024 në ora 09:10 në SPB Ohër është raportuar se me datë 11.03.2024 A.D.(38) nga Ohri është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në punë të përkohshme jashtë vendit. Sipas raportit, që atëherë ajo ka qenë e pakontaktueshme për familjen. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, thuhet në informacionin nga SPB Ohër./Lideri