April 29, 2024
Maqedoni

Lloga për Taravarin: Uroj që sa më pak ti shërbejë VMRO-DPMNE-së

Krenar Lloga ministër i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarë në Kongresin e jashtëzakonshëm të ASh-së tha se ishte Aleanca për shqiptarë uroi që Taravari aty ku është bashkuar sa më pakë ti shërbejë VMRO-DPMNE-së.

“Ne sot japim mesazhin prek këtij Kongresi se për shtëpinë tonë ne vendosim ne. Ja kemi thënë në një tavolinë kur kemi qenë me kryetarin se Kuvendi Qendron ka propozuar që ti Arben ose Ziadini ti prini kësaj. Jo tha e përjashtoj me çdo çmim. Po ka qenë para disa jave kur i kam thënë po kryetar kandidohu për president.Jo. Një njeri që nuk pranon ta kandidoj shtëpia e vet si mund të pranoj ta kandidojnë shtëpitë e huaja. Ju uroj rrugëtim të mbarë andej ku kanë shkuar dhe më pak ti shërbejnë VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Lloga.