May 2, 2024
Sport

Liga e parë e futbollit – FC Shkupi lider i kampionatit, Shkëndija fiton në Shkup!

Në pesë ndeshje 8 gola. Sic duket sulmuesit ende nuk janë kthyer në formën e duhur pas pushimit dimëror.

FC Shkupi merr kryesimin e kampionatit, pasi Struga TL humbi dy pikë kundër Rabotniçkit. Me fitore nga terreni I vështirë kthehet edhe Shkëndija e Tetovës.

Në pesë ndeshjet e së dielës të javës së 19-të u shënuan këto rezultate;

MAKEDONIJA GJ.P – SHKËNDIJA 0:1

SHKUPI – VOSKA SPORT 3:0

RABOTNIÇKI – STRUGA 0:0

BREGALNICA – TIKVESHI 2:1

SILEKSI – AP BRERA 0:1

Kujtojmë se dje në ndeshjen e parë Gostivari dhe Vardari u ndanë me barazim 1:1.

Tabelën e kryeson FC Shkupi me 41 pikë, para Struga TL me 40 pikë kurse në vendin e tretë renditet Shkëndija me 38 pikë./tvklan.mk