May 16, 2024
Maqedoni

Arrestohet hajni i druve nga rrethina e Tetovës, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Dje në orën 18:20 minuta në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kodra e Diellit pranë SPB Tetovë e kanë privuar nga liria SH.A. (43) nga f. Shipkovicë-Tetovë. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “folkswagen golf” me targa të regjsitrimit të Tetovës, të cilin ai e ka drejtuar, janë gjetur dhe sekuestruar dru për ngrohje për të cilat ai nuk ka poseduar dokumentacion dhe për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin na vepra penale “vjedhje”.

Drutë dhe automjeti janë sekuestruar për procedurë të mëtejme, kurse personi është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.