May 18, 2024
Maqedoni

Lloga merr hapin e shumëpritur, fillon reformën në Këshillin Gjyqësor

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga,ka njoftuar për reformat në Këshillin Gjyqësore,shkruan Top24.

“Aktvendim për formimin e grupit punues për përgaditjen e Ligjir për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Evropian në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, shpreh shqetësim serioz për punën e Këshillit Gjyqësor.

Konkretisht, në vlerësimet dhe rekomandimet kyçe në fushën e funksionimit të gjyqësorit, Komisioni Evropian i bën thirrje Këshillit Gjyqësor që të zotohet të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve. Më tej, vërehet shkarkimi kontrovers i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor përmes një procedure kontroverse me të cilën u vu në pikëpyetje respektimi i ligjeve dhe procedurave. Gjithashtu u vërejtën edhe përpjekjet e Presidentit aktual për të kufizuar praninë e kamerave në seancat e këshillit”, të cilat falë ndërhyrjeve të organizatave të shoqërisë civile dhe këshillit të mediave gjyqësore u ndërprenë të jenë praktikë.

Gjithashtu edhe në Raport u vu në dukje besimi i ulët i gjyqtarëve në rolin e Këshillit Gjyqësor në mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe sipas vlerësimit të rrezikut të korrupsionit në gjyqësor, të publikuar në qershor 2023, me të cilin 72% e gjyqtarëve nuk pajtohen me qëndrimin se Këshilli Gjyqësor mbron në mënyrë efektive pavarësinë e gjyqësorit.

Një nga arsyet e dërgimit të një misioni vlerësues nga ana e Bashkimit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor ishin dobësitë e identifikuara në funksionimin e tij në periudhën e kaluar.

Me qëllim të tejkalimit të dobësive të cekura në Raportin e Komisionit Evropian për punën e deritanishme të Këshillit Gjyqësor, si dhe në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e ligjeve në këtë fushë, sot formova një grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, me përfaqësues nga gjyqësori, komuniteti akademik dhe sektori joqeveritar.

Me grupin e punës do të udhëheqë Akademiku Dr. Vllado Kambovski, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në këtë grup do të marrin pjesë:

– Margarita Caca Nikollovska- ish gjyqtare në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg;

– Dr. Bajram Pollozhani- ish gjyqtar në gjykatën kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese;

– Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese;

– Sali Murati, ish-kryetarë i Gjykatës Kushtetuese;

– Besa Ademi – kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– Jelena Kadriq, përfaqësueses në Institutin për të drejtat e njeriut;

– Ivana Petkovska – përfaqësueses nga Koalicioni Тë gjithë për një gjykim të drejtë;

– Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– Dr. Denis Preshova-profesor në „Fakultetin Juridik Justinijani i Parë “-Shkup;

– Dr. Ana Pavlovska – Daneva, profesoreshë në fakultetin juridik “Justinijani i Parë” – Shkup;

– Gjorgi Radojkov – ish gjyqtar;

– Ivica Nikokovski- anëtar i Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– Dr. Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore;

– Dr. Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore;

– Shpend Devaja,- gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Grupi i punës në punën e tij do të fton edhe përfaqësues të organeve relevante nga fusha e gjyqësorit.Top24