May 20, 2024
Maqedoni

Sot, ia dorëzoi shpirtin All-llahut, Hafiz Adem ef. Iseni

Sot, ia dorëzoi shpirtin All-llahut, Hafiz Adem ef. Iseni, imam pranë Mesxhidit ‘Mëshira’ në lagjen Fushë Tophanë.

Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe Myftinisë së BFI – Shkup.

Familja e tij humbi njeriun e tyre të dashur, xhemati i tij imamin e sinqertë e të përkushtuar, kurse Shkupi një hoxhë të dalluar që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me Xhennet për kontibutin e tij!

Myftinia e BFI – Shkup

Dr.Qenan ef.Ismaili
Myfti