May 13, 2024
Maqedoni

Frutat dhe perimet e konfiskuara në “Kuantashki” shpërndahen në disa institucione edukuese dhe shëndetësore

Frutat dhe perimet që u konfiskuan në aksionin në tregun me shumicë “Kuantashki” i është dhuruar disa institucioneve në vend.

Ky vendim është sjell në takimin e djeshëm të drejtorit të Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Driton Nebiu dhe atij të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Agjencia për menaxhim me pronën e koinfiskuar kumtoi se për herë të parë ndodhë që malli i konfiskuar në të njëjtën ditë t’u dhurohet IPSHF “11 Tetori” – Shkup, Shkollës shtetërore për rehabilitim për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” Shkup, IPSH Klinika universitare për terapi fizikale dhe rehabilitim mjekësor – Shkup, Shoqatës për persona të verbër – Kumanovë, IPSH Spitalit të posaçëm për gjinekologji ebstetrikë “Nënë Tereza”, IPSH Spitlait psikiatrik “Shkup” – Shkup, Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle, NP Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve – Shkup dhe INP Idrizovë.

“Shprehim falënderim për të gjitha institucionet kompetente për mbështetjen e dhënë dhe qëndrimin e fuqishëm për zgjidhje të problemit me çmimet e larta të prodhimeve. Bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve dhe çdo anashkalim i ligjeve do të sanksionohet, sepse sistemi duhet të funksionojë në tërësi me respektim konsekuent të rregullave ligjore. Falënderojmë kolegët nga Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe kolegët nga institucionet kompetente të cilët në mënyrë më se profesionale e kryen punën. Vazhdojmë më tejme aktivitete në terren”, ceket në deklaratën me shkrim të drejtorit Driton Nebiu.